Aktualitet

VIDEO/ “Injorant, do të ta mbyll gojën me shishe”, nxehet Kujtim Gjuzi me Zaçe Islamin: I vodhe shprehjen Bejdo Malos…

12 Maj 2020, 05:43 Nga DOSJA
VIDEO/ “Injorant, do të ta mbyll gojën me shishe”, nxehet

Tiranë- Një  debat të ashpër  ka pasur mbrëmjen e djeshme mes Kujtim Gjuzit dhe Zaçe Islamit në emisionin 360 gradë të Artur Zhejit. Mes tyre nuk kanë munguar edhe ofendimet. Zaçe Islami e ka quajtur Gjuzin injorant, ndërsa  u shpreh se nuk “duhet t’i japë llapës shumë”, pasi Zaçe është burrë plak.

Debati: 

Kujtim Gjuzi: Po lere ta mbaroj mor Zaçe tani. Po ajo ishte e Bejdos tani, e vodhe edhe këtë? Ngadalë ore derman ngadalë

Zaçe Islami: Dëgjo do ta mbyllë gojën me shishe pastaj, mos e zer në gojë emrin ti,

Kujtim Gjuzi: Çfarë tha ore?

Zaçe Islami: Ja këtë që po them, llapaqen.

Kujtim Gjuzi: Ore kë onfendon ti? Çfarë avokati je ti ore? Çfarë kulture ke ti?

Zaçe Ismlami: S’jam si ti unë…

Kujtim Gjuzi: Ore edhe njëherë kujdes me llapën, kujdes me llapën se je edhe burrë plak.

Zaçe Ismali: Kujt i thua burrë plak ti?

Kujtim Gjuzi: Ty ore ty …

Zaçe Islami: I shkreti ti po ti qenke sbathur në të katërta

Kujtim Gjuzi: Ore je në terezi apo jo, mbaje gojën.

Zaçe Islami: Ç’ke me gojën ti? O injorant, je hu gardhi, edhe hu i gardhit bën një gjë, ti s’bën asgjë.

J.V/F.G/ Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kujtim gjuzi zace islami kujtim gjuzi zace islami

Sondazh

Poll