Aktualitet

2,000 bimë drogë brenda magazinës në Angli/ Shqiptarët ishin izoluar brenda, si e çanë derën me sharrë elektike policë

11 Maj 2020, 20:41 Nga DOSJA
2,000 bimë drogë brenda magazinës në Angli/ Shqiptarët

BRITANI E MADHE- Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia britanike pak ditë më parë pasi iu zbulua ferma e kanabisit e fshehur në një magazinë. (Lexo këtu) DailyMail ka publikuar pamje nga operacioni i hyrjes së Policisë në vendin kur ishte mbjellë kanabisi.

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, një prej efektivëve me një sharrë elektike në dorë dorë, pret derën prej herkuri në mënyrë që ai dhe kolegët e tij të hynin. Brenda ata kanë zbuluar një fermë kanabisi, që rritej nga drita artificiale.

Brenda u gjetën tre shqiptarët Fatbardh Selimi, 42 vjeç, Fatlum Alija, 27 vjeç dhe Agim Isufi, 19 vjeç, të cilët prej kohësh jetonin brenda magazinës për të mos rënë në sy. Ferma kishte gati 2,000 bimë plotësisht të pjekura dhe gati për t’u shitur me vlerë 820,000 £.

Të tre dolën para trupës gjykuese, dhe ndaj Selimi, Alija u vendos që të dënoheshin me 2 vite burg, ndërsa Isufi për shkak të moshës së re është dënuar me 20 muaj. Të tre nuk ishin dënuar më parë, dhe kishin po të njëjtën dosje të pastër edhe në Shqipëri.

Marrë nga Daily Mail

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agim isufi angli fatbardh selimi fatlum alija agim isufi angli fatbardh selimi fatlum alija

Sondazh

Poll