Aktualitet

Avokati Lapaj flet me shifra konkrete: Në Shqipëri dënohet ata që kapen me 2-3 cigare hashash, vetëm një “boss” droge

11 Maj 2020, 20:37 Nga DOSJA
Avokati Lapaj flet me shifra konkrete: Në Shqipëri dënohet ata

TIRANË– Avokati Adriatik Lapaj, ka folur sot për nismën e qeverisë për legalizimin e kanabisit dhe ka treguar disa shifra sa të dënuar janë në Shqipëri për trafikun e drogës. Lapaj në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, u shpreh se sot në Shqipëri nuk dënohet “bossët” e drogës, por në burg janë adoleshentët që janë kapur me dy apo tre cigare hashash.

Kodi Penal që kemi sot është shumë i padrejtë. Në vendin tonë lejohet posedimi dhe konsumini i një sasie të vogël. Por ne bëjmë sikur nuk pihet, shumë e pijnë në Tiranë. Gjatë vitit 2018 janë dhënë 1376 vite burg për persona që janë kapur me 2-3 ciagre hashash.

Janë 413 persona të arrestuar me 2-3 cigare hashash, ndërsa në vitin 2018 vetëm 1 kryetar bande është arrestuar. Kodi Penal dënon njësoj atë që ka 2-3 cigare me atë që trafikon 2-3 ton dorgë. Prandaj unë them se duhet ndryshuar Kodi Penal”, u shpreh avokati.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adratik lapaj legalizimi i hashashit adratik lapaj legalizimi i hashashit

Sondazh

Poll