Bota

Mbi 31 mijë viktima/ Britania e Madhe prezanton sistemin e ri për matjen e nivelit të rrezikut të Covid-19

11 Maj 2020, 09:20 Nga DOSJA
Mbi 31 mijë viktima/ Britania e Madhe prezanton sistemin e ri për

BRITANI E MADHE – Britania e Madhe është një ndër vendet më të  goditura në botë pas SHBA si shkak i koronavirusit.

Ndërkohë Qeveria e Boris Johnson po punon intensivisht për qetësimin e situatës që ka shkaktuar pandemia.

Sipas mediave të huaja Bitania tashmë po prezanton një sistem të ri alarmi Covid-19, që do të ndihmojë në uljen e nivelit të infeksionit.

“Sistemi i ri do të drejtohet nga një qendër e re e përbashkët e biosigurisë dhe do të përcaktojë sa të fortë duhet të jemi në masat për distancim social në javët dhe muajt e ardhshëm.”– u shpreh kryeministri Johnson gjatë fjalimit të tij.

Në bazë të këtij sistemi të ri, niveli 1 do të tregojë se sëmundja nuk është më e pranishme në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa niveli 5 tregon një nivel “kritik” të pandemisë.

“Sa më i ulët niveli, aq më pak janë masat,  sa më i lartë niveli aq më të ashpra e të rrepta do të jenë masat. Vendi ka qenë në nivelin 4 gjatë periudhës së bllokimit, por tani me hapat e nevojshme po kalon në nivelin 3.”– është shprehur Johnson.

Në rang global 283,876 persona si shkak i Covid-19, ndërsa janë infektuar  mbi  4 milionë  të tjerë, ku mes tyre janë 1.5 milionë të sëmurë janë vetëm në Europë.  Lajm i mirë është se betejën me COVID-19  e kanë fituar  1,493,490 të tjerë. Vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave është SHBA. Në Amerikë  janë shënuar në total 80,787 viktima dhe janë infektuar 1,367,638 qytetarë. Virusi nuk është larguar as nga Europa. Në Itali deri më tani kanë humbur jetën 30,560 qytetarë dhe në Spanjë janë shënuar 26,621 viktima. Sakaq në Francë numri i viktimave ka shkuar në 26,380.

Burimi: cnn

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnosn koronavirusi në britaninë e madhe boris johnosn koronavirusi në britaninë e madhe

Sondazh

Poll