Politike

Akuzat e PD-së për zjarr, reagon Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka rënë zjarr, incident nga një punonjëse

10 Maj 2020, 10:33 Nga DOSJA
Akuzat e PD-së për zjarr, reagon Ministria e

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka sqaruar pretendimet e Partisë Demokratike se në institucion ka rënë zjarr. Në një reagim zyrtar, Ministria sqaron se e-maili i publikuar i është drejtuar stafit pas një incidenti të shkaktuar nga një punonjëse. Sipas ministrisë, ndaj punonjëses është marrë masë administrative. 

““Zbulimi” i bërë sot nga PD i referohet një emaili “tërheqje vëmendje” të para 26 ditëve, nga përgjegjësja për sigurinë në ministri, e cila i është drejtuar stafit pas një incidenti të shkaktuar nga një punonjëse, ndaj të cilës më pas është marrë masë administrative,”-shkruhet në njoftim.

POSTIMI I PLOTË:

Lulzim Basha u shpreh dje se në zyrën e Prokurorimeve në katin e katërt të Ministrisë së Shëndetësisë, ka rënë zjarr. Ndërkohë sot ish-deputeti Bardh Spahia publikoi një dokument si provë për akuzat. Që prej deklaratës së Bashës, Ministria e Shëndetësisë e ka mohuar lajmin.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bardh spahia ministria e shendetesise zjarr ne ministri bardh spahia ministria e shendetesise zjarr ne ministri

Sondazh

Poll