Aktualitet

Sot ngrenë qepenët parukeritë, berberët dhe klinikat dentare: Askush me temperaturë mbi 37.5 nuk futet në ambient, paguani

10 Maj 2020, 21:08 Nga DOSJA
Sot ngrenë qepenët parukeritë, berberët dhe klinikat

TIRANË– Sot, më 11 maj, parukeritë, berberët, klinikat dentare dhe qendrat estetike do të ngrënë qepenët, për të pritur klientët e tyre të parë, në kohë pandemie.

Dosja.al ju sjell më poshtë listën me të gjitha masat dhe protokollin e sigurisë që duhet të ndjekin berëberët, parukeritë dhe qëndrat estetike, të cilat janë hapur sot, për t 137 rinisur punën e tyre, pas më shumë se dy muaj mbyllje.

Sipas protokollit të publikuar në portalin e-albania, duhet të ndërmerren një tërësi masash, në mënyrë që të shmanget infektimi mes punonjësve dhe mes klientëve.

Regullat, të cilat duhet të afishohen në një vend të dukshëm brenda subjektit thonë qartë, që asnjë person, i cili e ka temperaturën më të lartë se 37.5, nuk duhet të futet në ambient dhe nuk duhet t’i ofrohet asnjë lloj shërbimi.

Protokolli komandon që për çdo 10 metra katrorë t’i shërbehet një klienti. Në hyrje të çdo subjekti duhet të vendosen shishe me dezinfektues, në mënyrë që klientet që hyjnë e dalin, të dezinfektohen dhe më pas të marrin shërbimin.

Për çdo klient sugjerohet përdorimi i letrave një përdorimëshe në poltronë dhe në mungesë të saj, dezinfektimi i poltronit. Gjithashtu duhet bërë dezinfektimi i mjeteve të punës, krehër makinë, tharëse, etj, pas çdo përdorimi, apo edhe i kompjuterave, në rast se ërdoren.

Për të gjithë klientët që futen me këpucë në subjekt, duhet të pajisen me qese një përdorimëshe në këmbë, të cilat hidhen, pasi klienti merr shërbimet. Gjithashtu rekomandohet pagesa me kartë krediti, duke shmangur paratë kesh.

Lexo të plotë dokumentin këtu

Para pak ditësh minisrtrja e Shëndetësisë, deklaroi se më 18 majdo të hapen edhe baret e restorantet. Nëse do ketë rritje të të infektuarve do ketë masa shtrënguese.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lirimi i masave te koronavirusit lirimi i masave te koronavirusit

Sondazh

Poll