Aktualitet

872 të infektuar dhe 31 viktima/ 4 raste të reja në 24 orët e fundit, shërohen 75% e të prekurve

11 Maj 2020, 05:19 Nga DOSJA

SHQIPËRI- Sot është shënuar dita e parë me numrin më të ulët të rasteve me koronavirus në Shqipëri. Vetëm 4 raste janë zbuluar në 24 orët e fundit, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 872. Po kështu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 4 qytetarë dhe në total kanë fituar betejën me COVID-19 654 qytetarë, ose 75% e të prekurve.

Lajm i mirë është se gjatë orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë dhe numri i total i personave që kanë humbur jetën është 31. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, janë të shtruar 28 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll