Budina: Figura të PS dhe afër me Ramën janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar
10 Maj 2020, 19:57Nga DOSJA
TIRANË– Regjisori Robert Budina ka deklaruar se figura pranë PS dhe kryeministrit Rama janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
I ftuar në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin, Budina tha se këta persona ua kanë thënë privatisht që janë me ta. Ndërkohë, regjisori, u bëri thirrje që duhet të dalin dhe ta thonë publikisht idenë e tyre për të mos shembur TK.
“Ne kemi edhe njerëzit që janë afër tyre që personalisht na i kanë besuar. Unë gjej rastin që ta bëj publike dhe tua them. Ato që na keni thënë privatisht, ju lutem dilni dhe thuajini publikisht. Janë njerëz të PS dhe që janë afër kryeministrit. Tani është momenti që këta njerëz të dalin dhe ta thonë. Janë me ne, nuk janë për shembjen. Na e kanë thënë në raport personal, ‘ne e kemi thënë fjalën tonë aty ku duhet’.
Tani nuk mjafton që të thuash fjalën tënde aty ku duhet përderisa mua nesër mund të vijë tanku dhe të më shtypë. Përderisa ti në ndërgjegjen tënd mund të kesh bërë një krim, në momentin që nuk marrë një vendim aty ku duhet. Ti duhet të kesh kurajon, jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e tu që të mos i rrisësh në gënjeshtër. Tani është momenti i së vërtetës, është momenti që duhet të dalin”, tha Budina.
TIRANË– Naimi përmes rubrikës “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan i bëri një surprizë nënës së tij. Ai e uroi atë për ditëlindje, por gjithashtu e falender...
TIRANË– Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha vijon të mbetet i vetmi kandidat për Rektor në Universitetin e Tiranës. AbcNeës, ka publikuar listën...
VLORË– Larja në det vazhdon të jetë e ndaluar deri në një njoftim të dytë për shkak të kufizimeve që janë marrë për menaxhimin e krizës së shkaktuar ...
GREQI– Shtatë shqiptarë dhe nëntë shtetas grekë kanë rënë në pranga, pasi akuzohen se kanë plagosur dy persona me thikë dhe një kaçavidë. Ngjarja e rëndë...
GREQI– Një shqiptar, 20 vjeç ka ndërruar jetë në Greqi, pasi traktori të cilin ai po drejtonte, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur. Sipas mediave l...
ITALI- Autoritetet policore italiane kanë vënë në pranga dy shtetas shqiptarë pasi u kanë gjetur 34 kilogram heroinë dhe kokainë me vlerë 2 milionë euro. Bëhet ...
TIRANË– Mes shumë qytetarëve që përfituan nga fasha e orarit të lejuar ditën e sotme, për të shijuar diellin dhe parqet e Tiranës, ka qenë edhe familja e r...
TIRANË– Kjo është Fjona nxënëse e klasës së pestë në fshatin Larushk. Vajza e cila prej afro gjashtë muajve jeton në çadër, me prindërit dhe vellain...
Tiranë- Lëvizja Vetëvendosje me Qendër në Shqipëri nëpërmjet një reagimi në Facebook ka theksuar se vendimi i fundit i qeverisë për t’ia kaluar Teatrin Kombëtar...