Aktualitet

ME VIDEO/ Momenti kur tërhiqet zvarrë aktivisti Arben Kola, turma shpërthen në kor: Turp, turp, turp…

9 Maj 2020, 10:34 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Momenti kur tërhiqet zvarrë aktivisti Arben Kola, turma

TIRANË– Shoqërohet në Polici edhe aktivisti i Shopërisë Civile, Arben Kola. Në momentin kur Policia i është afruar Kola ka qënë live në rrjetet e tij sociale.

Ndërkohë që ka kundërshtuar shoqërimin, duke u shprehur se nuk dëshironte kontaktin me efektivët dhe se do të shkonte vetë në furgon.

“Vij vetë more. Nuk iki askund. Ju po bëheni antishqiptar,”-është shprehur ai. Ndërsa turma e mbledhur rreth tyre ka shpërthyer në kor duke përsëritur fjalën “turp”.

Shpërndahet me dhunë protesta për Ditën e Europës në sheshin “Skënderbej”. Sapo qytetarët janë mbledhur për të protestuar, kanë mbërritur disa furgona policie. Efektivët kanë shoqëruar duke përdorur forcën, avokatin Altin Goxhaj, aktivistin Arben Kola dhe juristen Ira Kurti. Kjo është protesta e dytë brenda pak ditësh që shpërndahet në një mënyrë të tillë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben kola shoqerohet arben kola arben kola shoqerohet arben kola

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Maj 2020, 09:33

Ndoshta kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalimin e lëvizjes për pensionistët por edhe për djemtë dhe vajzat mbi 14 vjeç.Në qytetin e Shkodrës pension...

Aktualitet 9 Maj 2020, 09:03

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë, ka përditësuar shifrat e koronavirusit në vend. Sot janë shënuar vetëm 6 raste të reja, 3 në Krujë dhe po aq në Tiranë, d...