Aktualitet

Britma dhe ulërima tek sheshi “Skënderbej”/ Shpërndahet me dhunë protesta për Ditën e Europës, disa të shoqëruar

9 Maj 2020, 10:45 Nga DOSJA
Britma dhe ulërima tek sheshi “Skënderbej”/

TIRANË– Dhunë dhe ulërima. Kështu ka shkuar edhe protesta e sotme e Shoqërisë Civile, e cila po protestonte në Ditën e Europës. Sapo qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, forca të shumëta policie kanë ndërhyrë dhe kanë shoqëruar disa persona me dhunë. 

Fillimisht është marrë zvarrë, nismëtari i protestës, Altin Goxhaj dhe më pas është shoqëruar edhe aktivisti Arben Kola. Ata kanë kundërshtuar shoqërimin me pretendimin se nuk po shkelnin asnjë rregull të vendosur nga qeveria për parandalimin e koronavirusit, ndërsa Policia i ka dërguar me forcë në furgon për t’i dërguar në Drejtorinë e Tiranës. 

Mes të shoqëruarve ka qënë edhe një zonjë. Bëhet fjalë për aktivisten Ira Kurti, e cila kishte ardhur nga Kanadaja disa muaj më parë në Shqipëri. Ajo është ulur në tokë dhe nuk ka pranuar urdhërin e efektivëve për t’u shoqëruar. Por gjithsesi është marrë me barelë dhe është futur në një ambulancë, për t’u nisur më pas në Komisariat. Gjatë kohës që ajo është zhvendosur nga efektivet femra, Kurti ka bërtitur gjithë kohës, duke u shprehur se po e merrnin kundër vullnetit të saj dhe se ajo ishte shtetase e huaj. 

Por kjo nuk është protesta e parë që shpërndahet me dhunë, pasi disa ditë më parë edhe një tjetër protestë kundër masave të marra për parandalimin e koronavirusit u “zhduk” në të njëjtën mënyrë, duke shoqëruar disa nga aktivitet e pranishëm, mes tyre edhe avokatin, Zaçe Islami. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin goxhaj arben kola ira kurti protesta tek sheshi altin goxhaj arben kola ira kurti protesta tek sheshi

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Maj 2020, 09:33

Ndoshta kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalimin e lëvizjes për pensionistët por edhe për djemtë dhe vajzat mbi 14 vjeç.Në qytetin e Shkodrës pension...