Sport

FSHF “zbarkon” në Ministrinë e Shëndetësisë, nis takimi për fatet e kampionatit shqiptar

9 Maj 2020, 09:29 Nga DOSJA
FSHF “zbarkon” në Ministrinë e

TIRANË-Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në një komunikim të përditshëm nuk dha asnjë datë për rifillimin e kampionatit. Federata Shqiptare e Futbollit kërkoi me ngul një takim për të dhënë një datë, pasi institucioni i futbollit është gati për rifillimin e aktivitetit dhe në këtë mënyrë duhet dhënë “po” e qeverisë shqiptare. Prej orës 10:30, sikurse ishte planifikuar, një grup pune i FSHF, me në krye Sekretarin e Përgjithshëm të FSHF, Ilir Shulku, janë paraqitur pranë Ministrisë.

 Objekt diskutimi mes grupeve të punës do të jetë protokolli sanitar që FSHF ka hartuar, në mënyrë që ekipet të stërviten dhe të luajnë ndeshje pa rrezikuar përhapjen e koronavirusit. Në këtë takim shpresohet që të merret “OK” për nisjen e përgatitjeve para 18 majit, në mënyrë që të mos ketë më pas një ngjeshje të kampionatit.

 Testet për futbollistët janë një nga temat më të rëndësishme, pasi kryerja e tyre ka një faturë të madhe financiare dhe duhet parë nëse klubet janë në gjendje t’i përballojnë këto shpenzime ekstra. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë pas këtij takimi

 E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fshf ministria e shendetesise superliga shqiptare fshf ministria e shendetesise superliga shqiptare

Sondazh

Poll