Sport

Igli Tare rrezikon fort në merkato, kërkon një tjetër shqiptar me vlerë 20 mln euro

8 Maj 2020, 21:00 Nga DOSJA
Igli Tare rrezikon fort në merkato, kërkon një tjetër

Vedat Muriqi aktualisht luan te Fenerbahçe, por duket më e sigurt se kurrë se në merkaton e verës do të transferohet diku tjetër. Shtatlarti i Kosovës gëzon interesin e disa klubeve, mes tyre edhe të Tottenham-it me trajnerin Jose Mourinho.

Deri tani ai nuk ka lëvizur dot, por vera duket se do të jetë shpëtimi dhe për futbollistin e përfaqësueses së Kosovës. Lazio me drejtorin sportiv Igli Tare ka shfaqur së fundmi shumë interes për lojtarin shqiptar. Ky është bast i madh për ish-sulmuesin e Shqipërisë, sepse mund edhe të dështojë.

Vlera e Muriqit llogaritet mbi 20 mln euro. Ai është lojtar i sprovuar tashmë dhe e ka vërtetuar se është një ujk para porte. Forca e tij fizike nuk diskutohet gjithashtu.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport merkato muriqi tare merkato muriqi tare

Sondazh

Poll