Sport

Presidenti i Milanit konfirmon lajmin: Kemi disa lojtarë me koronavirus, Zlatan do të luajë

8 Maj 2020, 20:26 Nga DOSJA
Presidenti i Milanit konfirmon lajmin: Kemi disa lojtarë me koronavirus,

Lajmi që u përhap sot për Milanin qenka i vërtetë. Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, ka konfirmuar në një intervistë të gjatë për WarRoom, se disa futbollistë kuqezi janë të prekur me COVID-19.

“Kemi disa lojtarë të infektuar me COVID-19, por dy pjesëtarët e familjes Maldini janë bërë mirë. Milanello është hapur dhe ne kemi nisur stërvitjen, sigurisht duke mbajtur distancën dhe duke respektuar rregullat. Jemi duke bërë hapa përpara për të rifilluar kampionatin italian”, u shpreh ai.

“Duhet të mësohemi që të bashkëjetojmë me këtë virus. Nuk është e mundur që të presim deri sa numri të shkojë në zero. Mendoj se Zlatan Ibrahimovic dëshiron të rikthehet të luajë futboll”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport koronavirus milan presidenti koronavirus milan presidenti

Sondazh

Poll