Sport

Altin Lala e ka marrë vendimin, skuadra e radhës e Rashicës mbetet brenda Bundesligës

8 Maj 2020, 19:05 Nga DOSJA
Altin Lala e ka marrë vendimin, skuadra e radhës e Rashicës

Milot Rashica ka edhe disa javë kohë për të shprehur klasin e tij te Werder Bremen, para se të nisë merkatoja e verës. Ai ka shprehur të gjithë lumturinë e tij përmes një postimi në rrjetet sociale për rinisjen e kampionatit gjerman.

Ylli i Werderit është një ndër emrat më të lakuar të merkatos së verës dhe ka shumë klube pas vetes. Menaxheri Altin Lala është munduar që ta mbajë në fokus, por kur dëgjohen zëra nga Liverpool, Aston Villa, Dortmund apo Leipzig nuk është e lehtë.

Emri më i mundshëm për të ardhmen e Rashicës është Leipzig. Skuadra gjermane mund t’i japë më shumë besim, pasi me një ekip me yjet e Dortmundit dhe Liverpoolit minutat janë me pikatore.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll leipzig rashica futboll leipzig rashica

Sondazh

Poll