Aktualitet

Dy punonjës të një kompanie interneti i zë korrenti, vdes njëri, rrugës për spital përplasin një të moshuar me biçikl

9 Maj 2020, 09:35 Nga DOSJA
Dy punonjës të një kompanie interneti i zë korrenti, vdes

KAMËZ– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në periferi të Tiranës, ku një punonjës i një kompanie interneti ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Punonjësit që ka ndërruar jetë ka qënë bashkë me një tjetër koleg, i cili gjithashtu ka rënë në kontakt me rrymën por ka arritur që të shpëtojë. Të dy janë nisur me urgjencë për në spital për të marrë ndihmën e parë me një furgon.

Mësohet se të dy ishin duke punuar në fshatin Nikël, në momentin kur ka ndodhur incidenti. 

Rrugën për në spital, furgoni që po i trasportonte ka përplasur një person me biçikletë në Kamëz duke e plagosur. Fatmirësisht raportohet se 60-vjeçari me iniciale S. M., i përplasur është jashtë rrezikut për jetën. 

NJOFTIMI I PLOTË

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.05.2020, rreth orës 10:50, në qendër Kamzë, mjeti tip furgon me drejtues shtetasin G. S., 29 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin S. M., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi e mjetit furgon po qarkullonte me shpejtësi pasi po transportonte për në spital shtetasin A. Z., i cili gjatë punës si elektricist, në fshatin Nikël, kishte rënë në kontakt me rrymën elektrike. Shtetasi A. Z. ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të saj.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kamez punetori vdes nga korenti kamez punetori vdes nga korenti

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Maj 2020, 09:33

Ndoshta kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalimin e lëvizjes për pensionistët por edhe për djemtë dhe vajzat mbi 14 vjeç.Në qytetin e Shkodrës pension...

Aktualitet 9 Maj 2020, 09:03

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë, ka përditësuar shifrat e koronavirusit në vend. Sot janë shënuar vetëm 6 raste të reja, 3 në Krujë dhe po aq në Tiranë, d...