I izoluar nga COVID-19, babai i 4 fëmijëve mes loteve: Nuk kam me se të shkoj ne punë
9 Maj 2020, 10:10Nga DOSJA
TIRANË– Pandemia e Covid 19 ka sjellë dëme të konsiderueshme në ekonomitë e shumë familjeve. Ilir Bleta kërkon nga qeveria lehtesimin e masave pasi izolimi e ka rënduar në borxhe. Mungesa e transportit e ka detyruar atë të mos dalë dhe të kerkojë punë pasi jeton në periferi të Tiranës.
4 anëtarët e familjes së Ilir Bletës po përballen me vështirësi të shumta që pas përhapjes së Covid-19.
Me shtëpi me qera dhe tashmë pa punë gjendja e tyre ekonomike sa vjen dhe rëndohet.
Mes lotësh 55 vjeçari thotë se jeta ka qenë luftë për të dhe se nuk e kishte menduar kurrë që gjërat do të shkonin kaq keq.
“Po në vështirësi jemi. Ku të ankohem. Gjithëandej kam kërkuar ndihmë”.
Para pandemisë Iliri punonte në ndërtim dhe për shkak të izolimit dhe masave shtrënguese ai e ka pasur të pamundur të punojë më. Tashmë për të kërkuar punë i duhet të ecë në këmbë për disa orë nga Babrruja në Tiranë, ndërsa në shumë raste i duhet të kthehet në shtëpi pa siguruar asnjë të ardhur. Ndaj ai kërkon që të lehtësohen masat, në mënyrë që të ketë mundësi që të lëvizë e të punojë, pasi izolimi e ka zhytur në borxhe.
“Me lekë borxh. Më parë kam punuar në ndërtim. E kam mbajtur familjen. Tani ja ku jam sot, që nga 10 marsi nuk kam punuar. Jam i aftë për të punuar. ”
Ai shprehet se i ka munguar mbështetja e strukturave dhe institucioneve shtetërore, qofshin këto të bashkisë apo pushtetit qendror.
KAMËZ– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në periferi të Tiranës, ku një punonjës i një kompanie interneti ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me rrymën e...
Aktualitet 9 Maj 2020, 09:33
Ndoshta kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalimin e lëvizjes për pensionistët por edhe për djemtë dhe vajzat mbi 14 vjeç.Në qytetin e Shkodrës pension...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë leje që sot nga shtëpia mund të dalin vetëm të moshuarit dhe prindërit me fëmijë deri në 14 vjeç. Pas përfund...
Aktualitet 9 Maj 2020, 09:03
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë, ka përditësuar shifrat e koronavirusit në vend. Sot janë shënuar vetëm 6 raste të reja, 3 në Krujë dhe po aq në Tiranë, d...
DIVJAKË– Policia e Shtetit ka bërë me dije se ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është proceduar penalisht bashkë me 5 persona të tjerë, pa...
TIRANË– Sot paradite ka qenë orari i liridaljes për pensionistët, megjithatë ka patur prej tyre që kanë thyer karantinën për të shijuar rrezet e diel...
TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kryeqyteti i vendit, ku deri në orën 09:30 të moshuarit kanë pasur liridalje me lejen e tij.Siç...
BERAT– Një 18-vjeçar nga Berati është arrestuar në flagrancë nga Policia pasi goditi me thikë bashkëmoshatarin e tij duke i shkaktuar dëmtime të rënda. N...
KRUJË– Rihapet fasoneria që infektoi Krujën me koronavirus. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se duke nisur që nga dita e djeshme, fasoneria ‘Endi shpk’ ka...
KURBIN– Gjykata e Kurbinit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Aurel Shurbin, i cili plagosi me armë zjarri dajë e nip, Agron Memën dhe Klevis Lek...