Aktualitet

9 Maj 2020, 09:33 Nga DOSJA

Ndoshta kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalimin e lëvizjes për pensionistët por edhe për djemtë dhe vajzat mbi 14 vjeç.

Në qytetin e Shkodrës pensionistët shijuan orarin  e liridaljes. Dikush bëri pazaret e ditës, dikush tjetër shpejtoi në farmaci apo gjetkë.

Disa prej tyre u shprehën për mikrofonin e ABC News se ndoshta fasha orare për liridaljen e pensionistëve duhet të zgjerohet më tepër.

Pyetje: Kjo dalje deri në orën 9.30 si ju duket?

Pensionisti: Me kenë të paktën deri në orën 11-12…

Pyetje: Si e kaloni kohën në shtëpi?

Pensionisti: Tu lujt me letra nshpi, tu i bo me hile grus..

Ndërkohë një pensionist tjetër tregon se si po e kalon kohën e izolimit në shtëpi.

Pyetje: A po shkoni në shtëpi? Po vraponi të shkoni në shtëpi?

Pensionisti: Jo, dikund tjetër….

Pyetje: A keni bo shamatë me grun nshpi?

Pensionisti: Mos e fol at fjalë mo burr, pleqtë duhen ,ma tepër, si me bo shamatë…

Orari i lëvizjes ditën e sotme për pensionistët ishte deri në orën 09.30 duke i lënë vendim më pas për liridaljen prindërve me fëmijë deri në moshën 14 vjeç.

Marrë nga abcnews.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi shkoder koronavirusi ne shqiperi shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Maj 2020, 09:03

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë, ka përditësuar shifrat e koronavirusit në vend. Sot janë shënuar vetëm 6 raste të reja, 3 në Krujë dhe po aq në Tiranë, d...