Aktualitet

Infektoi me COVID Krujën dhe Kurbinin/ Rihapet fasoneria, nis puna me staf të reduktuar, nën monitorim nga ISHP-ja

9 Maj 2020, 07:53 Nga DOSJA
Infektoi me COVID Krujën dhe Kurbinin/ Rihapet fasoneria, nis puna me staf

KRUJË– Rihapet fasoneria që infektoi Krujën me koronavirus. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se duke nisur që nga dita e djeshme, fasoneria ‘Endi shpk’ ka filluar punën si zakonisht.

Fasoneria është rihapur me leje të drejtorisë së shëndetit publik në Durrës, ndërsa në punë janë marrë të gjithë punonjësit që rezultuan negativë nga testet e bëra nga ISHP-ja.

Sipas drejtorisë së shëndetit publik në Durrës, fasoneria po mbahet në monitorim të vazhdueshëm për kushtet e protokollit të kuq, ndërkohë që edhe pse u bë burim infektimi dhe punëtorët dëshmonin për kushte të këqija dhe mosrespektim të masave të sigurisë, biznesi ka arritur që të shpëtojë pa asnjë gjobë.

Gjithçka në Krujë nisi nga një e infektuar në një fasonerinë në fjalë, gjë që bëri që virusi të shpërndahej me shpejtësi jo vetëm në qytet por edhe në rrethina. Ndërkohë raste të reja vijojnë të shënohen, pasi sot nga 43 testime të kryera kanë dalë 3 raste pozitive. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet endi shpk koronavirusi ne kruje koronavirusi ne shqiperi kruje endi shpk koronavirusi ne kruje koronavirusi ne shqiperi kruje

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Maj 2020, 21:12

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka treguar se disa ditë gjatë pandemisë i ka kaluar në Leskovik. I ftuar në emisionin “Provokacija”, Hoxha t...