Aktualitet

Plagosi dajë e nip dhe më pas u vetëdorëzua, Gjykata e Kurbinit jep arrest me burg për Aurel Shurbin

9 Maj 2020, 07:37 Nga DOSJA
Plagosi dajë e nip dhe më pas u vetëdorëzua, Gjykata e

KURBIN– Gjykata e Kurbinit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Aurel Shurbin, i cili plagosi me armë zjarri dajë e nip, Agron Memën dhe Klevis Lekën. 

26-vjeçari Shurbi ka deklaruar se kishte qëlluar me armë pasi ishte provokuar nga Klevis Leka me të cilin kishin pasur konflikt bashkë me vëllain edhe më parë. Autori i plagosjes u vetëdorëzua në Polici 3 ditë më parë, pasi i ishte gjetur edhe arma tip kallashnikov. 

Plagosja me armë zjarri, ndodhi më 5 maj në vendin e quajtur Ura e Drojes, në Mamurras, ku u plagosën me armë zjarri Agron Mema, 50 vjeç dhe nipi i tij Klevis Leka, rreth 30 vjeç.

Shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë një konflikt i tre ditëve më parë, e për pasojë autori është hakmarrë. Po atë ditë, rreth dy kilometra larg vendit të ngjarjes, u gjet edhe arma e zjarrit kallashnikov. Ndërsa nip e dajë ia hodhën paq pasi u plagosën në këmbë dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kurbin plagosen daj e enip ne mamurras plagosjet në kurbin kurbin plagosen daj e enip ne mamurras plagosjet në kurbin

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Maj 2020, 21:12

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka treguar se disa ditë gjatë pandemisë i ka kaluar në Leskovik. I ftuar në emisionin “Provokacija”, Hoxha t...