Aktualitet

“Të pres në Vlorë”/ PAMJET mbresëlënëse të “shpirtit” të Labërisë, arsyet pse duhet të qëndroni në Shqipër

9 Maj 2020, 07:32 Nga DOSJA
“Të pres në Vlorë”/ PAMJET

VLORË– Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka shpërndarë në rrjetin e tij social, një video-mesazh nga qyteti duke ftuar të gjithë që të shkojnë atje këtë verë,

Duke treguar destinacionet më të mira turistike, në videon e Bashkisë së Vlorës qytetarë të ndryshëm, me profesione të ndryshme japing mesazhin se periudha e vështirë që po kalon vendi do të kalohet po të jemi të bashkuar.

“Zgjohesh në mëngjes me tingujt e valëve të detit. Të ndjesh vështrimin e jetës në shpirtin e tulatur. për të gjithë ne që trishtimi na ka dhënë kurajo për të shpresuar. Për bukurinë që ka kujton çdo ditë kush jemi. Për historitë e konseruara në spirtin e Labërisë. Për një qytet që i ka të gjitha por nuk i mjafton. Për artizanët dhe mjeshtrat e gjithçkje,”-thonë qytetarët në video.

Ndërsa Leli, edhe pse ende nuk ka një vendim lidhur me planin turistik për vendin, i ka ftuar të gjithë që këtë verë ta kalojnë në Vlorë.

“Vlora. Eja në Vlorë. Këtë verë të pres në Vlorë,”- shkruan kryebashkiaku.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, ende nuk dihet nëse do të arrijmë që të shkojmë në plazh këtë verë, dhe masat që do të merren për të shmangur infektimin.

(k.m/dosja.al)  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dritan leli vlore dritan leli vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Maj 2020, 21:12

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka treguar se disa ditë gjatë pandemisë i ka kaluar në Leskovik. I ftuar në emisionin “Provokacija”, Hoxha t...