Sport

Konfirmohet takimi i shumëpritur FSHF-Ministri, nesër vendoset kur fillon futbolli

8 Maj 2020, 16:14 Nga DOSJA
Konfirmohet takimi i shumëpritur FSHF-Ministri, nesër vendoset kur

Ilir Shulku, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, sot ka folur gjerë e gjatë në emisionin “Fan Zone” në Supersport, ku ka zbuluar se tashmë FSHF do të bëjë një takim me Ministrinë e Shëndetësisë për vijimin e sezonit futbollistik.

“Sot ka ardhur sugjerimi i FIFA-s për të bërë 5 zëvendësime për ndeshje. Kjo mbetet fakultative. Do ta diskutojmë në ditët në vazhdim. Është diçka e mirë, pasi lojtarët nuk janë stërvitur, nuk do jenë në maksimumin e tyre, si dhe temperaturat do të jenë të larta”, u shpreh numri 2 i FSHF-së.

“Nesër në orën 10:30 kemi takim me Ministrinë e Shëndetësisë. Do të flasim mbi rifillimin e kampionatit. Gara nis dy javë pas stërvitjes. Duam të luajmë të gjithë kampionatet, të Parën, të Dytën, femrat dhe moshat”, shtoi Shulku.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fshf ministri shulku fshf ministri shulku

Sondazh

Poll