Aktualitet

COVID-19 në Shqipëri/ 856 të infektuar dhe 31 viktima, MSH: Mbi 70% e pacientëve janë shëruar

9 Maj 2020, 05:16 Nga DOSJA

SHQIPËRI– Vendi ynë shënon 856 persona të infektuar me koronavirus, prej të cilëve kanë ndërruar jetë 31 persona. Sot janë shënuar 3 raste të reja në Krujë dhe po aq në Tiranë. 

Ndërsa 7 pacientë janë shëruar, duke çuar totalin në 627 persona. Në 24 orët të fundit janë testuar 224 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19, por vetëm 2.67 % e tyre rezultuan pozitivë 6 qytetarë. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, janë të shtruar 29 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive. Sot është dita e 10 që në vend nuk ka asnjë viktima nga pandemia globale.

Në të gjithë vendin,janë 198 persona aktivë, të cilët janë nga Tirana, Kruja, Shkodra, Fieri dhe Kamza, por më pak se 15% e  tyre po trajtohet në spital.

Ndërkohë sipas Eugena Tominit nga ISHP, gjatë muajit prill është trefishuar numri i testimeve, ndërkohë që po planifikohet edhe një fazë të dytë.  Pas testimeve që do të kryehen do të mund që të kemi një shifër të saktë sesa % e popullatës e ka kaluar sëmundjen.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Maj 2020, 21:12

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka treguar se disa ditë gjatë pandemisë i ka kaluar në Leskovik. I ftuar në emisionin “Provokacija”, Hoxha t...