Aktualitet

Edhe kjo fundjavë në karantinë/ Liridalje vetëm për pensionistët dhe prindërit me fëmijë, zgjerohet fasha orare në zon

9 Maj 2020, 05:22 Nga DOSJA
Edhe kjo fundjavë në karantinë/ Liridalje vetëm për

TIRANË– Edhe këtë fundjavë, vendi do të jetë në karantinë. Sot deri në orën
09.30 janë lejuar që të dalin pensionistët, dhe nga ora 10.30 deri në 17.30 kanë të drejtë që të ‘qarkullojnë’ prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç.

Megjithatë edhe pse kanë dalë jashtë dhe kanë pasur kontakt me persona të tjerë, maskat, dorezat dhe ruajtja e distancës së sigurisë ka qënë një pamje e rrallë. 

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se kjo do të jetë fundjava e fundit ku nga shtëpia ndalohet që të dalin, fëmijët mbi 14 vjeç. Po kështu Rama njoftoi dje se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë autorizim për punë, ndërsa ndalohet qarkullimi i mjeteve private.

Pas 11 majit do të mbeten në zonën e kuqe bashkitë Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër, Kurbin, Krujë, dhe në këto zona do të jetë në fuqi i njëjti regjim oraresh. Këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara.

Ndërkohë pjesa tjetër e vendit do të jetë e gjelbër dhe do të lejohet qarkullimi ndërqytetas me automjet privat deri në orën 21.00 të mbrëmjes. 

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi lirimi i masave te koronavirusit plani i masave per covid-19 koronavirusi ne shqiperi lirimi i masave te koronavirusit plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Maj 2020, 21:12

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka treguar se disa ditë gjatë pandemisë i ka kaluar në Leskovik. I ftuar në emisionin “Provokacija”, Hoxha t...