Aktualitet

Artan Hoxha ‘vë alarmin’: Shkodra ka vrasës në qarkullim, unë tregoj kujdes kur shkoj. Vlora ka pasur më shumë zhdukje

8 Maj 2020, 20:28 Nga DOSJA
Artan Hoxha ‘vë alarmin’: Shkodra ka vrasës në

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar qytetet me nivelin më të lartë të kriminalitetit në vend. I ftuar në “Provokacija”, Hoxha tha se Shkodra sipas tij mban vendin e parë, pasi ka vrasës në qarkullim. Ndërsa, sipas gazetarit, qyteti më i sofistikuar në botën e krimit ka qenë dhe do të mbetet Fieri.

Hoxha shtoi se në Fier bëhet lëvizja më e madhe e lëndëve narkotike dhe se nuk kuptohet asnjëherë kur trafikantet kanë konflikte me njëri-tjetrin, pasi media i bezids shumë. Për Vlorën, Artan hoxha tha se është vendi që ka më shumë zhdukej kufomash.

Qytetet më të frikshme për mua, më problematike ku kanë ndodhur vrasje që unë i quaj të shmangshme është Shkodra, kemi vrasës në qarkullim. Unë jam i kujdesshëm kur shkoj në Shkodër, për shkak edhe të punës sime. Ka ardhur duke u sofistikuar. Më përpara e kshin me njëri-tjetrin, ndërsa sot janë bërë më të sofistikuar se media është bërë bezdisëse për ta. Është Vlora ku ka pasur shumë zhdukje kufomash. Qyteti më i organizuar në Shqipëri është Fieri, ka qenë dhe do jetë. Është destinacioni ku është lëvizja më e madhe e lëndës narkotike. Nuk e merr vesh që aty ka konflikt mes tyre,”- tha gazetari.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha fier shkoder vlore artan hoxha fier shkoder vlore

Sondazh

Poll