Aktualitet

Artan Hoxha zbulon parcelën me kanabis: Është kapur por nuk është bërë publike, shkova për të parë ç’po mbillej

8 Maj 2020, 19:48 Nga DOSJA
Artan Hoxha zbulon parcelën me kanabis: Është kapur por nuk

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha deklaroi se në Përmet, konkretisht në fshatin Katundisht është kapur një parcelë me kanabis. I ftuar në “Provokacija”, Hoxha tha se kishte qenë vetë në Përmet për të parë se çfarë do të mbillej dhe për të parë nëse kishte ndonjë bashkëpunim me strukturat shtetërore.

Ndër të tjera, Hoxha u shpreh se është kapur një sasi e konsiderueshme kanabisi, por që nuk është bërë publik, sepse sipas gazetarit, medit e kanë shikimin deri tek Unaza e Madhe.

Unë e shfrytëzova për të parë edhe se jemi në momentin që në Shqipëri fillon të kultivohet kanabisi. Dhe unë me atë rast edhe për ti shpëtuar karantinimit, por edhe për të hedhur një su çfarë po bëhet. Kjo është stina, tokat janë gati. Mbjellja duhet të kishte filluar. Jo më larg se dje është gjetur një parcelë goxha e madhe, nuk është bërë publike akoma sepse ngjarja ka ndodhur në provincë dhe mediat tona e kanë shikimin deri te Unaza e Madhe.

 Është kapur një sipërfaqe goxha e konsiderueshme në Katundisht të Përmetit. Di që ka një hetim. Unë javën e kaluar unë isha në Përmet, pashë çfarë ndodhte aty, a janë gati për mbjelljen. Që do mbillet do mbilet, por a është e organizuar. A ka bashkëpunim të strukturave shtetërore. Dhe nëse ka bashkëpunim atëherë do të jetë një mbjellje në shkallë të gjerë. Deri më tani më rezultoi se kjo nuk kishte. Nuk ka bashkëpunim, ka mbjellje por është në sipërfaqe të kufizuar. Ka edhe një rrezik tjetër, gjithmonë në vitet para zgjedhore  ka rritje të sipërfaqes së kultivuar. Ne jemi para 2021. Sepse kultivimi i kanabisit kthehet në një depozitë votash,”– tha Hoxha. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha parcele me kanabis ne permet permet artan hoxha parcele me kanabis ne permet permet

Sondazh

Poll