Aktualitet

Kalimi i Teatrit në duart e Bashkisë, Budina thirrja qytetarëve: Politikanët janë të tredhur nga frika, zgjohuni të mbroj

8 Maj 2020, 19:12 Nga DOSJA
Kalimi i Teatrit në duart e Bashkisë, Budina thirrja qytetarëve:

TIRANË– Regjisori Robert Budina ka reaguar pas Vendimit të Këshillit të Ministrave për kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Në fjalën e tij nga vendi ku zhvillohet prootesta “Mbro teatrin”, Budina dëgjohet të thotë se të gjithë qytetarët duhet të dalin në mbrojtje të Teatrit Kombëtar jo për të mbojtur një godinë por demokracinë dhe demostruar forcën e protestës.

Budina thotë se politikanët janë të tredhur nga frika dhe se nuk mund të lënë tre njerëz që të marrin Teatrin Kombëtar në shtëpi.

 “Nuk do t’ju lëmë të flini, këtë forcë të jep arti, nuk ta jep korrupsioni, vjedhjet. Prandaj ne i kemi ndaluar sepse ata njerëz e dijnë fare mirë se çfarë krimi po kryejnë, dhe e kanë në krye vulën e turpit e për këtë nuk do të flenë të qetë, edhe ne nuk flemë të qetë. Shpirti i njeriut nuk zgjidhet me para, natyrisht që janë të rëndësishme por shpirti fiton. Ne jetojmë më mirë se ata njerëz që bëhen vegla të pushtetit, sepse i kundërshtojmë këta njerëz, i zgjojmë këta njerëz. Ne luftojmë edhe për ata njerëz që nuk janë me ne. Ne jemi në tempin e duhur për ta bërë këtë punë, kemi qenë këtu dhe asnjëherë nuk jemi ndalur, nuk kemi paragjykuar njeri as në opozitë as në pozitë. Këta përdorën politikën për ta shembur Teatrin Kombëtar. Ne nuk po përdorim politikën për ta marrë Teatrin Kombëtar në shtëpi. Nuk bëhet fjalë për një godinë, por për mënyrë se si po shembet. Kemi mbrojtur demokracinë, kemi mbrojtur qytetarët. Duhet t’ia përplasni në fytyrë për t’ju thënë se rri një muaj pa bukë dhe nuk lëshoj të vërtetë. Bëjeni të gjithë së bashku, bëjeni për veten.

Ata janë të tredhur nga frika, mos më keqkuptoni në terma, janë të tredhur në shpirt dhe në mendje. Ngrihuni, kini besim tek njëri-tjetri. Ne kemi arritur të mbrojmë Teatrin Kombëtar dhe të arrijmë të mbrojmë dinjitetin. Të gjithë njerëzit që e kanë një dije dhe vetëdije, ta dhurojnë siç e kemi dhënë  ne falas sic kemi bërë ne. Nuk duhet ta dështojmë këtë kazë e cila është sublime. Shpirti dhe sakrifica e tyre që luftuan me një armik të përbindhëm. Nuk është përbindësishi pushteti, nuk është lufta me kryeministrin, por me frikën e shpirtit të protestës, mblidhuni dhe shikoni se si do të zbythen nga protesta dhe bashkimi ynë,”– thotë Budina.

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e zhvilluar sot ka marrë sot vendimin që truallin e Teatrit Kombëtar ta kalojë në pronë të Bashkisë Tiranë. Në vendimin që është publikuar në Fletoren Zyrtare, bëhet me dije se i jepet mundësi bashkisë që të ndërtojë godinën e re me standarde e kushte bashkohore. Më tej shtohet se Bashkisë Tiranë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pasurisë, ta tjetërsojë atë apo t’ua japë në përdorim të tretëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet robert budina trualli i tk i kalon bashkise robert budina trualli i tk i kalon bashkise

Sondazh

Poll