Sport

PREMIER LEAGUE/ Kur ekipet e vogla të hapin probleme, ja kush janë skuadrat që nuk duan të rifillojë aktiviteti

8 Maj 2020, 15:37 Nga DOSJA
PREMIER LEAGUE/ Kur ekipet e vogla të hapin probleme, ja kush janë

ANGLIDrejtuesit e Premier League po presin vendimin e qeverisë për ti hapur rrugë rrifillimit të kampionatit. Mendohet se nuk do të ketë asnjë pengesë nga shteti anglez, mirëpo në orët e fundit sipas tabloidëve anglez, disa prej klubeve nuk pranojnë të rikthehen në fushë,gjë që mund t’i hapë shumë probleme rifillimit të kampionatit. Bëhet fjalë për skuadrat e fundit të renditjes në Premier League dhe që rrezikojnë të zbresin në një kategori më poshtë nëse ky sezon finalizohet.

Të përditëshmet angleze flasin për një rebelim të udhëhequr nga Norëic, Aston Villa dhe Bournemouth. Të tre këta klube ishin në garë për mbijetesë përpara ndërprerjes së sezonit, ndërsa me pezullimin përfundimtar të tij shpresojnë që të qëndrojnë në Premier League edhe sezonin e ardhshëm.

Ky qëndrim bie ndesh me emrat e mëdhenj të futbollit anglez, mbi të gjithë Liverpool. “Reds” presin të festojnë titullin kampionë pas tre dekadash mungesë dhe duan ta bëjnë këtë në fushën e lojës. Edhe klubet e tjerë të mëdhenj si Manchester United, Manchester City, Arsenal dhe Chelsea kërkojnë të mbyllin sezonin.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kampionati anglez premier league rifillimi i kampionatit kampionati anglez premier league rifillimi i kampionatit

Sondazh

Poll