Politike

“Monopoli i Agro-Ushqimorit shkakton abuzime me çmimet”, Braçe: Pas Divjakës, radhën e ka tregu i Lushnjes dhe Tiranës

8 Maj 2020, 13:09 Nga DOSJA
“Monopoli i Agro-Ushqimorit shkakton abuzime me çmimet”,

TIRANË– Zëvendës Kryeministri, Erion Braçe, nga Divjaka ka thënë se aksioni i kontollit të tregjeve nuk do ndalet. Në një  lidhje direkte me Report Tv, Braçe tha se vendosja e çmimit dysheme prej 40 lekë të dy produkteve ekskluzivisht të Divjakës, qepës dhe patates, nuk do të sjellë dëme te fermerët, po do të sjellë fund abuzimit me çmimet. Më tej në intervistë, numri 2 i qeverisë u shpreh se abuzimet me çmimet vjen nga monopoli i tregut Agroushqimor në Tiranë.

E gjitha erdhi për shkak të abuzimit të tregtarëve, sekserëve në kurriz të fermerëve dhe pastaj dhe kurriz të qytetarëve. këtu në Divjakë vijnë nga e gjithë Shqipëria, perime kryesisht, qepën, patate së fundmi. Natyrisht, pas kaq e ka shumë vitesh abuzimesh konstante, jo vetëm nga Shqipëria që diktojnë çmime që shkojnë deri në një kosh, thamë që të vendosim një kufi, përfshirë fermerët dhe bashkinë që të vendosim disa rregulla mes prodhuesve të vegjël dhe tregtarëve. Tregu sot po e shet patatet nga 800-1500 lekë të vjetra, brenda dhe jashtë unazës së vogël dhe është tërësisht abuzim, i dy anshëm, për fermerin që e ka shitir 260 lekë, qepën 160 lekë, ndërkohë në Tiranë 1500 lekë, kjo është grabitje e dyanshme.

Këto dy produkte janë ekskluzive e Divjakës. Çmimi është vetëm 5 lekë mbi koston e dy prodhimeve, është më normali në botë, është një çmim që nuk rëndon në qytetarin e Tiranës. Është tregu Agro Ushqimor, që abuzon në mënyrë të skajshme me monopolin që ka. Mbi këtë treg, pastaj abuzojnë edhe tregtarët e lagjeve, që është më e madhe që fitimin e Divjakës. Nuk e meriton atë çmim, duhet të jetë edhe më i lartë se janë superprodukte, nëse doni të shmangni abuzimet, jo vetëm në Tiranë, i ftoj tregtarët e Tiranës dhe vendeve fqinje, të vijnë të blejnë direkt në Divjakë, jo te sekseri i parë apo i dytë, po vajte këtu nuk do marrësh as cilësnë dhe as çmimin e tregut. Abuzimi që po ndodh është banal, dua që ti fshatar t’a shesë me 15 lekë dhe t’i do e shesësh se s’ke ku shkon, ka instrumente fiskal që duhet të ndërhyjnë”, tha Braçe.

Prej dy ditësh Braçe po monitorin situatën e çmimeve në tregje. Ditën e djeshme, zv. Kryeministri publikoi shifrat se si çmimi i frutave dhe perimeve të zonës rritej deri në 8 herë në Tiranë. Zv/kryeministri shprehej se kjo ishte një grabitje e dyfishtë ndaj bujkut dhe qytetarit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike cmimet e perimeve erion brace cmimet e perimeve erion brace

Sondazh

Poll

Politike 8 Maj 2020, 12:17

Tiranë- Partia Demokratike për shtyrjen e zgjedhjeve në universitete ka deklaruar se kjo është një betejë e fituar nga studentët dhe pedagogët, me mbështetjen e...

Politike 8 Maj 2020, 10:14

Tiranë- Partia Demokratike ka reaguar ditën e sotme për protestën që u organizua dje në “Sheshin Skënderbej” nga aktivistët e Shoqësisë Civile, ku 7 prej tyre u...