Politike

Lleshaj: Punonjësit e policisë mbi 55-vjeç do të lirohen nga detyra, ligji pritet të miratohet në Kuvend

8 Maj 2020, 12:31 Nga DOSJA
Lleshaj: Punonjësit e policisë mbi 55-vjeç do të lirohen

Tiranë- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në mbledhjen online të Komisionit të Sigurisë ka deklaruar se punonjësit mbi 55 vjeç në radhët e Policia së Shtetit, gardës së republikës  dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat do të lirojë vendet e tyre të punës. Sipas tij kjo do të ndodhë sapo të kalojë në Kuvend dhe të miratohet ligji i paraqitur nga ministria e Brendshme.  Ky ligj tashmë është miratuar edhe nga Komisioni i Sigurisë. Ai theksoi më tej se të larguarit nga puna do të trajtohen financiarisht.

Nga radhët policisë të largohen ose me kërkesën e vetë punonjësit të policisë ose me vendim të autoriteteve drejtuese të saj punonjësit e policisë që kanë mbushur moshën 55 vjec, ose që kanë plotësuar 30 vite shërbim në radhët e policisë. Sot ne kemi në  nivelin bazë të policisë oficerë që janë mbi 50 vjec, në gradat e ulëta, në gradat, nënkomisar, grada inspektorëve, që janë 60 vjec.  Synimi është që të preket kjo fashë e gradave, njerëz që janë në terren, njerëz që duhet se s’bën të lëvizin. Pas largimit nga radhët e policisë, këta punonjës të shtetit parashikohet të trajtohen financiarisht me 50% të pagës neto”, tha Lleshaj.

Ndërkohë gjatë mbledhjes deputetët kërkuan që pjesë e ligjit të ishin edhe punonjësit e zjarrfikëses. Po kështu, ata theksuan se të larguarit nga puna do të marrin gjysmën e pagës dhe do të ketë të ardhura të pakta në muaj.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll

Politike 8 Maj 2020, 12:17

Tiranë- Partia Demokratike për shtyrjen e zgjedhjeve në universitete ka deklaruar se kjo është një betejë e fituar nga studentët dhe pedagogët, me mbështetjen e...

Politike 8 Maj 2020, 10:14

Tiranë- Partia Demokratike ka reaguar ditën e sotme për protestën që u organizua dje në “Sheshin Skënderbej” nga aktivistët e Shoqësisë Civile, ku 7 prej tyre u...