Bota

Ambasadori i SHBA i ‘tërheq veshin’ serbëve: Kosova është sovrane dhe e pavarur. Vuçiç: Prit o burrë!

27 Mars 2019, 16:44 Nga DOSJA
Ambasadori i SHBA i ‘tërheq veshin’ serbëve: Kosova

SERBI– Ambasadori i SHBA në Serbi, Kyle Scott ka zhvilluar një takim me presidentin e Serbisë, Aleksadër Vuçiç.

Gjatë takimit dy zyrtarët e lartë kanë zhvilluar debate lidhur mbi çështjen e Kosovës.
Scott tha se serbër nuk duhet ta quanin qeverinë e Kosovës si “e ashtuquajtura Qeveria e Kosovës” pasi vendi fqinj ishte i pavarur dhe sovran.

Por deklaratat e Scott nuk janë lënë pa u komentuar edhe nga presidenti Vuçiç, i cili u shpreh se zyrtarët serb nuk ishin të vetmit që ishin fajtorë.

“U surprizova nga deklaratat e Scott. Prit o burrë. Mos na e lini vetëm ne fajin. Na e thoni ku jemi në faj?,”-tha Vuçiç.

Dialogu mes dy vendeve në Bruksel është bojktuar nga pala serbe. Vendimi erdhi pas vendosjes së taksës 100% për mallrat serbe.  

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic kyle scott marredhenia kosove-serbi serbi aleksander vucic kyle scott marredhenia kosove-serbi serbi

Sondazh

Poll