Aktualitet

“Na e shtynë udhëtimin me 2 orë”/ “Air Malta” riatdheson shqiptarët me 50 euro bileta, qytetari: Shqipëria s’po n

8 Maj 2020, 05:54 Nga DOSJA

Tiranë- Shqipëria javët e fundit ka nisur atdhesimet për shqiptarët që ngelën të bllokuar jashtë vendit. Ndërkohë nuk mungojnë edhe denoncimet nga qytetarët për këtë proces. Së fundmi JOQ ka publikuar një mesazh të një qytetari, i cili është riatdhesuar në Shqipëri, por me ndihmën e shtetit maltez. Ai tregon se bileta u ka kushtuar 50 euro me nismë të qeverisë malteze. Qytetari tregon se udhëtimi është shtyrë dy orë, pasi qeveria shqiptare nuk aprovonte uljen e “Air Malta”  sepse sipas tij fluturimet për riatdhesim duhet të kryhen vetëm me “Air Albania” dhe me kosto biletash prej 200 eurosh.

“Pershendetje JOQ. Diten e djeshme jemi riatdhesuar 122 veta nga Malta. Me fluturim direkt Malt – Shqiperi. Fluturimi ishe organizuar nga shteti Maltez me avionat e tij me nje cmim simbolik prej 50€. Nisja ishte e programuar per oren 10:30 dhe per shkak se shteti Shqiptar nuk po aprovonte uljen e Air Malta udhetimi eshte shtyre dhe dy ore te tjera. Per arsye se riatdhesimet duhet te behen nga Air Albanian me cmim nga 200 euro. Faleminderit nese e postoni kjo eshte thjesh sa per te pare transparencen e Air Albanias. Anonim si te tjeret dhe une.”, shprehet qytetari.

Pak ditë më parë qeveria shqiptare deklaroi se personat që do të riatdhesohen nuk do të qëndrojnë të karantiuar në hotele, por do të qëndrojnë të izoluar për 14 ditë në banesat e tyre.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet air albania air malta air albania air malta

Sondazh

Poll