Art&Argëtim

FOTO/ “Do bëhet baba së shpejti”- Arbana Osmani shtatzënë me Eduart Grishajn, zbulon lajmin surprizë në ditën e veça

7 Maj 2020, 08:41 Nga DOSJA
FOTO/ “Do bëhet baba së shpejti”- Arbana Osmani

TIRANË– Kanë shumë kohë që përfliten si një nga çiftet më simpatike të showbizzit shqiptar, dhe tashmë do të bëhen prindër. Po flasim për moderatoren simpatike Arbana Osmani dhe partnerin e saj, regjisorin Eduart Grishaj. Lajmin e ka dhënë vetë Arbana, në ditën e lindjes së Eduartit, ku thotë se shpirti i saj binjak do të bëhet baba.

“Gëzuar ditëlindjen shpirtit tim binjak, shokut tim të ngushtë dhe atij që ka zemrën time (i cili do të bëhet baba së shpejti). Të dua Eduart Grishaj,”- shkroi moderatorja në Instastory.

Arbana dhe Eduarti kanë rreth 2 vite bashkë. Pas martesës me bashkëshortin e parë, Arbana u nda, dhe fryt i lidhjes është një djalë. Menjëherë pas ndarjes, showbizzi nisi të hidhte dyshime për lidhjen e saj me Eduartin dhe disa kohë më vonë, gjithçka u konfirmua. Tashmë të dy janë gati për një hap tjetër në lidhjen e tyre, dhe Arbana do të bëhet sërish nënë!

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz arbana osmani arbana osmani shtatzëni eduart grishaj arbana osmani arbana osmani shtatzëni eduart grishaj

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 7 Maj 2020, 08:07

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Qemal Stafës, i cili në vitin 1935, pas vdekjes së të atit, kolonel Hasan Stafës (ushtarak i Monarkisë së Zogut me d...