Aktualitet

Rakacolli: Virusi po dobësohet, epidemia nën kontroll! Ja çfarë na mësoi rasti i Krujës

6 Maj 2020, 20:09 Nga DOSJA
Rakacolli: Virusi po dobësohet, epidemia nën kontroll! Ja

TIRANË- Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka deklaruar në emisionin Byro Politike në Abc News se ashtu si në vendet e tjera në botës ekspertët kanë vënë re se virusi është dobësuar, gjë e cila sipas saj është dëshmuar edhe në shtimin e rasteve të reja.

“Jemi në një kontroll shumë të mirë të epidemisë. Ne mund të themi me siguri që është e kontrolluar por nuk mund të themi se është në fund. Ekspertët tanë e kanë vënë re se virusi është dobësuar. Këtë e kanë treguar edhe numrat e personave të shtruar në spitale”, tha Rakacolli.

Ajo u shpreh se rasti i Krujës tregoi rëndësinë e respektimit të distancimit social, por edhe punën e epidemiologëve për të gjurmuar kontaktet e personave me simptoma.

Rasti i Krujës tregon se nëse nuk zbatohen si duhet rregullat e rekomanduara do të kishim një përmasë të tillë edhe në qytete të tjera. Kruja tregoi edhe se shumë raste u zbuluan për shkak të hetimit epidemiologjik.

“Sistemi shëndetësor arriti ta kontrollojë. Po bëhen depistimet në Krujë edhe në zona të tjera për të shkuar në fazën e rihapjes. Rihapja do të shoqëtohet me një survejancë më të detajuar se në fazën e parë”, u shpreh Rakacolli.

(Marrë nga Abcnews.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mira rakacolli koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mira rakacolli

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Maj 2020, 19:06

TIRANË– Edhe pse nuk ka një kontratë qiraje që nga gushti i vitit 2019, kompania “Albania Duty Free Distribution”, ADFD – në pronësi të bashkëshortes...