Aktualitet

Zbardhet sherri në Tiranë/ Kunati i ngul thikën avokatit të Ervin Matës, e plagosi pas konfliktit te stadiumi “Dinamo”

6 Maj 2020, 19:54 Nga DOSJA
Zbardhet sherri në Tiranë/ Kunati i ngul thikën avokatit të

TIRANË Dosja.al ka zbardhur detaje dhe emrat e personave të përfshirë në sherrin me thika, që u bë publik paraditen e sotme në Tiranë. Mësohet se personi që ka mbetur i plagosur me thikë nga kunati i tij, është një avokat shumë i njohur.

Bëhet fjalë për Albano Bengasin, i cili ka mbrojtur Ervin Matën, dy shtetasit turq që u deportuan për në vendin e tyre, mes tyre edhe gylenisti Harun Çelik.

Sipas njoftimit zyrtar, që u publikua paraditen e sotme, Bengasi është përleshur një ditë më parë me kunatin e tij pranë stadiumit Dinamo, në rrugën “Emin Duraku”. Në zënkë e sipër, autori i plagosjes, Roland Ruçi, ka marrë thikën dhe ka goditur avokatin.

Ruçi akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Ndërkohë ende ka mbetur i pazbardhur sherri dhe motivet që e shtynë kunatin të plagoste me thikë avokatin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ervin mata plagoset aokati i ervin mates roland bengasi roland ruci ervin mata plagoset aokati i ervin mates roland bengasi roland ruci

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Maj 2020, 19:06

TIRANË– Edhe pse nuk ka një kontratë qiraje që nga gushti i vitit 2019, kompania “Albania Duty Free Distribution”, ADFD – në pronësi të bashkëshortes...