Aktualitet

A pritet një valë e dytë infektimi? Drejtori i Urgjencës Kombëtare: Shpresoj që virusi të zhduket në verë, por jemi të

6 Maj 2020, 19:55 Nga DOSJA
A pritet një valë e dytë infektimi? Drejtori i Urgjencës

TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka folur sot nëse Shqipëria rrezikon një valë të dytë të COVID-19 në vjeshtë. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Brataj i hodhi poshtë deklaratat ëpr një valë të dytë dhe thase çdo gjë duhet të mbështet tek ekspertët dhe shtoi se shreson se virusi do zhduket në verë.

“Covid-19 është pjesë e familjes së koronavirusit si Sarsi apo edhe Mersi. Ato u zhdukën në verë. Duke marrë parasysh që rritja e temperaturave është shkatërruese për çdo virus, jo vetëm për Covid-19, besoj senuk do të ketë një valë të dytë infektimesh”, u shpreh Brataj.

Më tej në intervistën e tij ai tha se Shqipëria është e përgatitur dhe për një krizë të dytë, pasi janë marrë ventilatorë dhe pajisje të tjera.

“Po jemi të përgaitur. Ne morëm ventilator. Në fillim kemi marrë 50. Por duke llogaritur që kemi pasur 40 persona në gjendje të intubuar, 31 që humbën jetën dhe 8 që janë aktualisht, do të thotë që ne nuk i kemi përdorur të gjitha burimet tona që kishim dhe pa ardhur ndihmat. Prandaj them se jemi të përgatitur”, tha kreu i Urgjencës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 skender brataj vala e dyte e koronavirusit masat kunder covid 19 skender brataj vala e dyte e koronavirusit

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Maj 2020, 19:06

TIRANË– Edhe pse nuk ka një kontratë qiraje që nga gushti i vitit 2019, kompania “Albania Duty Free Distribution”, ADFD – në pronësi të bashkëshortes...