Aktualitet

Në kërkim prej muajsh… zbulohen EMRAT e anëtarëve të Komitetit Teknik kundër COVID-19. Ja kush vendos për strategjinë

6 Maj 2020, 18:32 Nga DOSJA
Në kërkim prej muajsh… zbulohen EMRAT e anëtarëve

TIRANË- Debati ditët e fundit në Shqipëri nuk ka qenë se çfarë masash janë marrë, si po ecën pandemia e çfarë po bëhet me ekonominë, por të gjithë pyesin se kush janë ekspertët që marrin vendimet në Komitetin Teknik kundër COVID-19.

Të gjithë zyrtarët, deri tek ministrja e Shëndetësisë e Kryeministri kanë vendosur që të mos i përgjigjen pyetjeve se cilët janë ekspertët që ata këshillohen për të marrë vendimet. Po ashtu as mjekët vetë nuk kanë treguar se cili prej kolegëve të tyre është “truri” i strategjisë së luftës kundër armikut të padukshëm.

Dosja.al po u sjell sot listën e plotë të Komitetit Teknik, për t’i ardhur në ndihmë si opozitëx, e cila prej javësh po kërkon emrat, por dhe zyrtarëve të shumtë që kanë “ngritur supet” përball pyejtes: Kush i merr vendimet në këtë luftë?

Lista me ekspertët e Komitetit Teknik kundër COVID-19: Mira Rakacolli, Albana Fico, Silva Bino, Eugena Tomini, Tritan Kalo, Najada Çomo, Gjeorgjina Kuli Lito, Andi Koraqi, Skënder Brataj, Mirela Cami, Flutra Beqo, Narvina Sinani dhe Areti Beruka.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anetaret e komitetit teknik edi rama komiteti teknik i eksperteve mira rakacolli anetaret e komitetit teknik edi rama komiteti teknik i eksperteve mira rakacolli

Sondazh

Poll