Aktualitet

1 mln paund kokainë në një kontejner frigoriferik, arrestohen dy shqiptarë që dërguan drogë nga Amerika Latine në Londë

6 Maj 2020, 17:42 Nga DOSJA
1 mln paund kokainë në një kontejner frigoriferik, arrestohen dy

ANGLI- Dy burra me origjinë shqiptare janë arrestuar në Angli pasi u akuzuan për importimin e më shumë se 1 milion paund kokainë teksa dyshohet se e kishin transportuar nëpërmjet një terminali.

Mësohet se shtetasit shqiptarë janë Mariglen Bajraktari, 20 vjeç dhe Romario Vukzaj, 23 vjeç, të cilët u arrestuan të martën pasi punonjësit e portit në Tilbury kanë njoftuar policinë.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se Oficerët e Forcave Kufitare kanë gjetur 16 kilogramë kokainë në një kontejner frigoriferik, e cila kishte mbërritur në Terminalin e Kontejnerit në Londër nga Amerika Latine të premten e kaluar.

Hetuesit nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) thanë se droga ka një vlerë prej 1 milion paund.

Bajraktari dhe Vukzaj do të mbahen në paranurgim derisa të paraqiten në Gjykatën e Kurorës Basildon më 3 qershor.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet angli mariglen bajraktari romario vukzaj angli mariglen bajraktari romario vukzaj

Sondazh

Poll