Sport

PSG e thërret sërish Rabiotin në klub, por për t’i prishur kontratën

26 Mars 2019, 21:26 Nga DOSJA
PSG e thërret sërish Rabiotin në klub, por për t’i

Drejtuesit e Paris Saint Germanin kanë lajmëruar mesfushorin francez Adrien Rabiot që të mërkurën të paraqitet për një takim “kokë më kokë” në mjediset e klubit. Sipas “RMC Sport”, brenda 24 orësh do të merret vendimi për të ardhmen e mesfushorit 24-vjeçar, i cili prej më shumë se një muaji është lënë jashtë skuadrës.

Rabiot nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me PSG, e cila skadon në fund të sezonit dhe nga 1 korriku ai mund të largohet kudo me parametrin zero.

Ky veprim i Rabiot nuk i ka pëlqyer klubit, që edhe pse i propozoi rinovimin e kontratës mbeti duarbosh. Për këtë arsye, lojtari nuk grumbullohet më dhe do të largohet në merkaton e verës.

Gjithsesi, sipas mediave franceze me shumë gjasa lojtari do të lihet i lirë që këtë javë, pasi klubi synon t’i prishë që tani kontratën. Një “pushim nga puna” për lojtarin, që nuk do të përfitojë rrogën e muajve të fundit.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport adrien rabiot prishje kontrate psg adrien rabiot prishje kontrate psg

Sondazh

Poll