Aktualitet

Shisnin ‘pica dhe birra’/ Përfundon operacioni në Itali. Arrestohen 6 shqiptarë për trafik droge

6 Maj 2020, 16:44 Nga DOSJA
Shisnin ‘pica dhe birra’/ Përfundon operacioni në Itali.

ITALI- Ditën e djeshme, policia italiane ka përfunduar një operacion që ishte kundër krimit shqiptar. Mediat vendase kanë njoftuar se gjatë këij operacioni në në pranga kanë përfunduar gjashtë persona, të cilët merreshin me trafik lëndësh narkotike, kryesisht kokainë.

Bëhet me dije se fillimisht  hetimet nisën nga një dyqan në Ciriè, ku shqiptarët kishin kontroll të plotë dhe së fundmi në këtë zonë kishte pasur akte të dhunshme dhe të shtëna me armë zjarri. Policia ka bërë me dije se sasia e drogës mbahej në një shtëpi në Cerie.

Banda komunikonte nëpërmjet kodeve të cilat ishin shitja e picave dhe birrave, dhe dyqani ishte pikërisht shtëpia në Cirie.

Pretendohet se banda, për të shmangur kontrollet e karabinierëve, nuk e mbante kurrë lëndën narkotike me vete, por e groposte në pyje, duke marrë pak nga pak.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia italiane shqiptaret ne itali policia italiane shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll