Politike

Kriza politike/ Basha takim kokë më kokë me Metën në Presidencë

27 Mars 2019, 14:08 Nga DOSJA
Kriza politike/ Basha takim kokë më kokë me Metën në

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me Presidentin Ilir Meta.

Sipas gazetës “Panorama”, ka qenë Basha ai që ka shkuar në zyrën e Metës, ku kanë zhvilluar një takim kokë më kokë me njëri-tjetirn.

Biseda e bërë ndërmjet Metës dhe Bashës ka qenë tepër konfidenciale dhe palët janë munduar për ta mbajtur takimin e tyre larg vëmendjes së medias. Por mësohet se pjesë e diskutimit ka qenë kriza politike si edhe djegia e mandateve nga ana e opozitës.

Ky takim mes liderit të opozitës dhe Presidentit vjen në kulmin e krizës politike që ka përfshirë vendin dhe tregon se palët kanë nisur bisedimet për gjetjen e një zgjidhjeje.

I pari që ka bërë thirrje për  dialog mes palëve ka qenë Presidenti Ilir Meta, i cili apeloi që palët të tërhiqen dhe të gjejnë gjuhën e dialogut. Qëndrimin e parë, Meta e bëri gjatë vizitës së Presidentit slloven, ku kërkoi që Kryeministri Rama dhe kreut të opozitës, Basha, të bëjnë hapa pas në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për krizën politike. (Lexo këtu)

Kësaj thirrje askush nga partitë poltike nuk iu përgjigj, pasi të dyja palët treguan se nuk kishin vullnet përt ë bërë hapa pas. Kësaj thirrjeje të Presidentit, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu përgjigj, duke deklaruar se nuk do të ketë asnjë hap pas. (Lexo këtu) Nga ana tjetër Kryeministri Edi Rama, gjatë Samitit II të Diasporës, i bëri thirrje Bashës për dialog duke përdorur shprehjen: Kur do flasim? (Lexo këtu)

Edhe pas këtyre tentativave askush nga palët nuk bëri hapa pas, dhe Presidenti Ilir Meta ashpërsoi gjuhën duke thënë se ishte gati që të linte mandatin e tij për hirë të zgjidhjes së krizës. (Lexo këtu)

Pas kësaj thirrje të Metës, Rama u përgjigj me një deklaratë plot ironi nga takimi “Bashkia që duam” në Tiranë, duke i thënë Metës që të mos shqetësohej për krizën politike. (Lexo këtu) Ndërkohë që Basha nuk ka reaguar publikisht dhe i ka shkuar Metës në zyrë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites ilir meta lulzim basha takimi meta basha djegia e mandateve te opozites ilir meta lulzim basha takimi meta basha

Sondazh

Poll