Politike

Murrizi njoftoi “dezertimin” e tij, Elezi flet për Dosja.al: S’kam folur fare me të

27 Mars 2019, 13:03 Nga DOSJA
Murrizi njoftoi “dezertimin” e tij, Elezi flet për Dosja.al:

TIRANE- Arben Elezi, është deputeti më i ri, që do të hyjë në Parlament me siglën e Partisë Demokratike, pavarësisht se PD i ka quajtur të vetëpërjashtuar të gjithë ata që dalin kundër vendimit për dorëzimin e mandateve.

Elezi, ish- kryetar i PD Peqin, ishte i pesti në listën e PD për zgjedhjet e 2017 dhe do të zëvendësojë kryetarin e grupit, Edmond Spahon.

Por, megjithëse u dekonspirua nga Myslym Murrizi, kur vendosi të pranonte mandatin, madje ende pa e plotësuar formularin e dekriminalizimit, (Lexo ketu), Elezi nuk pranon të ketë komunikuar me të.

“Nuk kam kontaktuar fare me Myslym Murrizin” tha Elezi në një prononcim të shkurtër për Dosja.al. Ai nuk pranoi të tregojë arsyet e pranimit të mandatit. “Do ta shpreh në Parlament qëndrimin tim”, tha ai.

Pas këtij prononcimi të shkurtër, mbetet mister mënyra se si Myslym Murrizi e mori vesh “dezertimin” e Arben Elezit. Ndërkohë që deputeti i PD në Lushnje, deklaroi se u plotësua numri për grup parlamentar të PD, me 7 deputetë, duket se Elezi që ka zënë vendin e ish – kryetarit të grupit, mund të pretendojë të jetë numri 1 i “opozitës së re”.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben elezi deputetet e rinj te opozites myslim murrizi opozita e re arben elezi deputetet e rinj te opozites myslim murrizi opozita e re

Sondazh

Poll