Bota

Zgjedhjet lokale në Turqi, Erdogan: Jemi përballë armiqve

27 Mars 2019, 15:14 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale në Turqi, Erdogan: Jemi përballë armiqve

TURQI- Presidenti i Truqisë, Rexhep Taip Erdogan, gjatë një tubimi që u mbaj për zgjedhjet lokale të 31 marsit është shprehur se partia e tij do të fitojë kundër opozitës.

Erdogan gjatë fjalës së tij tha se votimi i të dielës mund të jetë një luftë për mbijetesë përballë armiqve të brendshëm dhe të jashtëm që po tentojnë të shkatërrojnë vendin.

Sipas mediave vendase askush nuk pret një disfatë të rëndë të AKP së Erdoganit, por me ekonominë e Turqisë në recesion dhe inflacionin në qiell, partia në pushtet përballet me një betejë të vështirë për të kapur qytetet kryesore si Stambolli dhe Ankaraja.

Sondazhet në vend flasin për një rezultat të ngushtë dhe për surprizat që mund të ndodhin. Duke parë këtë situatë Erdogan ka dalë në mbështje të kandidatëve më të rëndësishëm, duke mbajtur 2 deri në 3 tubime në ditë.

Zgjedhjet e së dielës, për 30 qytete të mëdha, 51 bashki lokale dhe këshilla rajonalë, do të jenë një barometër se si Partia Drejtësi dhe Zhvillim e gjen veten pasi arriti të ruante qeverisjen bazuar në tezën e rritjes së Turqisë nën Erdoganin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota rexhep taip erdogan turqia ne zgjedhje zgjedhjet lokale ne turqi zgjedhjet ne turqi rexhep taip erdogan turqia ne zgjedhje zgjedhjet lokale ne turqi zgjedhjet ne turqi

Sondazh

Poll