Bota

“Djemtë përdhunojnë motrat e tyre”, kujtimet horror të emigrantëve nga Libia, të abuzuar deri në vdekje

27 Mars 2019, 15:31 Nga DOSJA
“Djemtë përdhunojnë motrat e tyre”, kujtimet horror

LIBI– Emigrantët nga Libia kanë përjetuar tmerre nga më të ndryhsmet teksa përpiqen të futen në Europë. Një i mbijetuar i këtyre torturave ka rrëfyer për “Daily mail gjithçka që ka parë me sytë e tij gjatë rrugës së frikshme plot makthe.

Personi nga Gambia thotë: Nëse dikush do të makishte thënë këtë gjë më parë, nuk do ta kisha besuar. Këto janë gjëra që besohen vetëm kur shihen me sy.

Ndër vite emigrantët kanë treguar historitë e tyre që kanë vuajtur gjatë këtij rrugëtimi ‘drejt një jete më të mirë’. E gjitha kjo bëhet nga kontrabandistët. “Daily mail” shkruan se emigrantët nga Libia vidhen, vriten ose merren peng. Burra dhe femra abuzohen seksualisht në kampe dhe filmohen. Shumë femra përdhunohen derisa vdesin nga hemoragjia, ndërsa shumë meshkujve ju hiqen organet.

Ndërsa shumë djemve u kërkohet që të abuzojnë seksualisht me motrat e tyre. Të gjitha këto skena horrori, xhirohen nga autorët dhe shiten në internet, në Skype. Gjithsesi shumë emigrant e pranojnë këtë rrezik.

Një psikolog ka parë me sytë e tij varre të mbushura me burra me penis të prerë. Në një nga burgjet, një shtetase 19-vjeçare nigeriane i tha një psikologu se ajo është përballur me kërcënime nga shumë meshkuj.

“Nëse një njeri përpiqet t’ja mbathë, të gjithë të tjerët janë të detyruar ta përdhunojnë atë. Njerëzit ndëshkohen rregullisht, detyrohen të nënshtrohen dhe të kontrollohen,”- tregon ajo.

Studimet e mëparshme kanë zbuluar se pothuajse të gjitha vendet që kalojnë nga Afrika e Veriut janë përdhunuar ose abuzuar seksualisht përgjatë udhëtimit.

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) vlerëson se në Libi ka rreth 670,000 emigrantë dhe besohet se pesë mijë deri në 6,000 janë duke u mbajtur në kampe.

BE ka shpenzuar 338 milionë dollarë (382 milionë dollarë) në Libi që nga viti 2014 për të frenuar migrimin.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota djemte perdhunojne motrat meshkuj me organe te prere perdhunime nnga kontrabandistet rmigrantet nga libia djemte perdhunojne motrat meshkuj me organe te prere perdhunime nnga kontrabandistet rmigrantet nga libia

Sondazh

Poll