Aktualitet

6 Maj 2020, 14:10 Nga DOSJA

TIRANË- Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël, Albert Nasto, është shprehur se paketat ekonomikë të qeverisë janë tallëse dhe nuk janë ndihmuar të gjithë. Pas një takimi të zhvilluar me kreun e PD, Nasto tha se gjendja e biznesit është shumë e rëndë dhe i bëri thirrje qeverisë që të emetojnë urgjentisht para  dhe t’i shpërndajë.

Ne si biznese të vogla nuk mund të  kalojmë dot as 1 muaj e lëre më shumë se 2 muaj mbyllur. Qeveria nuk ka asnjë plan afatshkurtër dhe afatgjatë. Këta paketa po na degradojnë. Duket sikur ne duam lëmoshë, por ne nuk duam lëmoshë. Kushtetuta thotë se në gjendje të fatkeqësisë natyrore, nese qeveria e bashkia mbyll bizneset, atëherë duhet t’i dëmshpërblejë për gjithcka. Bashkitë nuk kanë  bërë gjë. Baret dhe restorantet të mos harrojmë se harxhojnë shumë energji elektrike, por po paguajnë fatura afrofe, pasi po u llogaritet ajo që kanë shpenzuar vitin e kalaur.

Nuk mund të  kalohet kjo krizë me 260 mijë  lekë a 400 mijë  lekë të vjetra. Këtu duhet të hidhet lekë. Kjo pagesë ka qenë  tallëse. Nëse jemi bërë  për këtë  pagesë, kurrë  mos e marrshim. Ne me ftesë të  kryetarit të  opozitës kemi ardhur për të  bërë  ekspoze të  situatës. Mos harrojmë  se as gjysma e bizneseve nuk ka marrë  ndihma. Duhet të  hapen bizneset e bashkë me to, edhe qytetarët duhet të jenë prezente. Të ndjekim modelet e shteteve rajonale e europiane. Gjendja e bizneseve është  shumë  e rëndë, ndaj duhet lehtësim taksash”, tha Nasto.

Më herët kreu i kreu i PD zhvilloi sot një takim me përfaqësues të biznesit të vogël dhe ka thënë se ky sektor i ekonomisë duhet të ndihmohet pasi është në një krizë shumë të thellë. Basha tha se qeveria po ndihmon oligarkët dhe nuk po u jep para atyre që kanë nevojë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albert nasto basha takon biznesin e vogel albert nasto basha takon biznesin e vogel

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Maj 2020, 12:00

Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar 32-vjeçarin Selim Rama, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi është dënuar nga Gjykata e  Tiranës me 4 muaj burg  ...