Aktualitet

DENONCIMI i gazetarit/ Basir Çollaku: Grupet kriminale po tentojnë të marrin në dorë Universitetet publike, kam prova

6 Maj 2020, 11:55 Nga DOSJA
DENONCIMI i gazetarit/ Basir Çollaku: Grupet kriminale po tentojnë

TIRANË– Gazetari Basir Çollaku në një intervistë në SYRI TV është shprehur se grupet kriminale kanë arritur që të hyjnë edhe në sistemin universitar.

Gazetari shkruan se në Universitetet publike janë futur edhe persona me precedentë kriminale, të cilët sipas tij kanë për qëllim përvetësimin e parave të përfituara në rrugë të jashtligjshme.

“Grupet kriminale kanë gjetur rrugen për të  marre në dorë rreth 14 universitet publike. Sot nuk është më parësore edukimi i studentëve po sesi të ndajnë milona euro të përfituar nga rrugë të paligjshme. Në këto universitete janë vendosur punonjës në financa e zyra të tjera me rekorde kriminale, dhe më e palogjikshmja është nxitimi  i MASR për ta mbyllur këtë pune pa rënë në sy,”-u shpreh ai.

Më tej, gazetari u shpreh se ka prova për akuzat, dhe do t’i vendosë në shërbim të prokurorisë për të ndihmuar në prangosjen e tyre.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet basir collaku universitetet publike basir collaku universitetet publike

Sondazh

Poll