“Pyetjet do jenë në 3 nivele vështirësie”, ministria jep detaje për provimin e Maturës Shtetërore
6 Maj 2020, 13:34Nga DOSJA
TIRANË– Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi, me anë të një video-mesazhi ka informuar sot maturantët për vështirësinë e testit të Maturës Shtetërore 2020.
Në deklaratës së saj, Vrapi u shpreh se testet do të kenë 3 nivele të vështirësisë, ku do të trgojnë dhe njohuritë e marra nga nxënësit gjatë viteve të shkollës.
“Testet e maturës do të kenë tre nivele vështirësie. Niveli i parë që ka të bëjë me njohjen dhe të kuptuarin. Është 40% e totalit të pikëve të testit. Niveli i dytë ka të bëjë me zbatim dhe analizë. Është sërish 40% e totalit të pikëve të testit. Niveli i tretë është edhe niveli më i lartë i testit (20%). Përgjithësisht kontrollon njohuritë që kanë të bëjnë me sintezën dhe vlerësimin”, u shpreh drejtoresha e QSHA.
Një ditë më parë vrapi ka bërë me dije se testet nuk do të kenë pyetje me shtjellim, por do jenë me alternativa. Po ashtu ajo bëri me dije se nuk do të ketë as ese në provimin e gjuhës shqipe dhe anglishtes dhe kohëzgjatja do jetë 2 orë.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, është shprehur sot se mund të ketë një rikthim të COVID-19, prandaj masat lehtësuese duhet të zb...
FIER– Sot janë shënuar sërish raste me koronavirus në qytetin e Fierit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nga tre të infektuarit, në spitalin Infektiv, janë ...
Aktualitet 6 Maj 2020, 12:00
Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar 32-vjeçarin Selim Rama, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 4 muaj burg ...
TIRANË– Gazetari Basir Çollaku në një intervistë në SYRI TV është shprehur se grupet kriminale kanë arritur që të hyjnë edhe në sistemin universitar...
Lezhë- Ditën e sotme një furgon mallrash ka aksidentuar një 60-vjeçar në aksin rrugor Lezhë-Milot. Sipas policisë në këtë aksident ka ngelur i plagosur p...
Shkodër- Ditën e sotme Asambleja e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër ka kundërshtuar urdhin e ministres së Arsimit Besa Shahini për kthimin e studentëv...
ITALI- Stefano Vella, specialisti i sëmundjeve infektive dhe ekspert i shëndetit ka bërë një intervistë me pandeminë e koronavirusit. Vella, me anë të disa pyet...
Shqipëria është vend që ka tashmë edhe dedektivë privatë. Dhe janë jo pak, por plot 50 të tillë të licensuar. Vetëm një institut që drejton Ndue Pjetra ka plot ...