Aktualitet

Asambleja e Universitetit të Shkodrës kundër vendimit të Shahinit: Jemi në gjendjen e fatkeqësisë natyrore, s’do kthehe

6 Maj 2020, 11:32 Nga DOSJA
Asambleja e Universitetit të Shkodrës kundër vendimit të

Shkodër- Ditën e sotme Asambleja e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër ka kundërshtuar  urdhin e ministres së Arsimit Besa Shahini për kthimin e studentëve në universitete. Në një deklaratë për mediet pedagogia e FSHN në Shkodër, Vjoleta Alushi tha se  jemi në gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe  studentët nuk mund të rikthehen në auditore. Sipas saj mësimi nuk mund të zhvillohet në këto kushte dhe nuk do të zhvillohen as zgjedhjet në universitete.

 

Disa ditë më parë ministrja e Arsimit,  Besa Shahini deklaroi se ka firmosur një urdhër me katër pika, që do të bëjë të mundur kthimin në auditore të studentëve që e kanë të nevojshme mbylljen e vitit akademik. Ministrja shtoi se gjëja e parë që duhet bërë është minimizimi i studentëve në auditore, dhe duhet të respektohet kushtet higjieno-sanitare, për shkak të pandemisë së Covid-19.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet asambleja e universitetit të shkodrës besa shahini asambleja e universitetit të shkodrës besa shahini

Sondazh

Poll