Aktualitet

Lezhë/ Furgoni i mallrave përplas 60-vjeçarin, i plagosuri niset me urgjencë drejt Traumës

6 Maj 2020, 11:48 Nga DOSJA
Lezhë/ Furgoni i mallrave përplas 60-vjeçarin, i plagosuri

Lezhë- Ditën e sotme një furgon mallrash ka aksidentuar një 60-vjeçar në aksin rrugor Lezhë-Milot. Sipas policisë në këtë aksident ka ngelur i plagosur personi me iniciale N.P, i cili është dërguar në spitalin e Traumës, pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore. Drejtuesi i mjetit me iniciale M.F është shoqëruar në Polici.

Njoftimi i Policisë:

Sot, rreth orës 08:50, në aksin rrugor Milot-Lezhë, mjeti me drejtues shtetasin M.F.,ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N.P., i cili ka marrë dëmtime dhe ndodhët nën kujdesin mjekësor në spitalin e Traumës, Tiranë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në lezhë aksident në lezhë

Sondazh

Poll