Sport

Inter hidhet në ‘sulm’ për t’i marrë Realit mesfushorin kroat

26 Mars 2019, 21:14 Nga DOSJA
Inter hidhet në ‘sulm’ për t’i marrë Realit

Merkato e verës te Interi pritet të jetë mjaft interesante, me tifozët zikaltër që presin shumë nga drejtuesit.

Dhe për këtë fakt, Beppe Marotta ka kontaktuar menaxherin kroat, Mario Mamic për një ish-lojtar të tyre. 

Bëhet fjalë për yllin e Realit të Madridit, Mateo Kovaçiç, i cili këtë sezon po luan si i huazuar te Chelsea, por nuk ka bindur drejtuesit “Blu”.

“Sport Mediaset” raporton se është vetë agjenti i tij që e shtyn për një rikthim në Milano, ambient që lojtari e njeh shumë mirë.

Kovaçiç mund të kalojë tek Interi me formën e huazimit dhe me një opsion blerje.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport beppe marotta inter matteo kovacic real madrid beppe marotta inter matteo kovacic real madrid

Sondazh

Poll