Politike

Reforma Zgjedhore/ Damian Gjiknuri: S’kam marrë një përgjigje nga opozita, ne i kemi votat për ta miratuar

6 Maj 2020, 09:22 Nga DOSJA
Reforma Zgjedhore/ Damian Gjiknuri: S’kam marrë një

TIRANË– Bashkëkryetari Damian Gjiknuri ka dhënë një prononcim për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Reformës Zgjedhore. Në fjalën e tij, Gjiknuri u shpreh se nuk i ka kuptuar deklaratat e opozitës dhe si pasojë nuk e ka të qartë nëse bashkëpunimi do të vijojë apo jo. 

Në fjalën e tij për mediat, përfaqësuesi i PS-së, bëri me dije  se në rast se opozita nuk do të zgjedhë bashkëpunimin, reforma do të miratohet në Kuvend me votat e mazhorancës dhe të opozitës së re.

“Në qershor do t’u japim kohë Kuvendit për drafte. Disa përfaqësues të opozitës lëshuan disa informacione kontradiktore. Vullneti ynë është i hapur dhe dora është e shtrisë. POr mospjesëmarrja e tyre nuk mund të mbajë peng procesin. Kam bërë kontaktet e mia informale. Nuk kam marrë një përgjigje. Disa deklarata të djehsme nuk i kuptova mirë. Por është normale që të vazhdojmë aty ku e lamë. Në të kundër parlamenti i ka votat, ne i kemi votat edhe me opozitën parlamentare. Por është e rëndësishme që të jemi të gjithë për ta miratuar. Nuk mund të kthehet në një çek pa skandencë. Nëse ngelet problemi për një datë, edhe pse s’kam parë vullnet, do i drejtohem zyrtarisht PD, që jam gati për dialog, unë do propozoj rifillimin në javën që vjen të Këshillit. Nëse nuk duan të marrin pjesë, le t’ua thonë shqiptarëve,”- tha ai. 

Ditën e sotme, Komisioni i Reformës Zgjedhore u mblodh online pas disa javësh pushim prej koronavirusit. Bashkëkryetarët Gjiknuri dhe Hajdari informuan lidhur me ecurinë e komisionit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri reforma zgjedhore damian gjiknuri reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 6 Maj 2020, 08:50

TIRANË– Mesa duket maskat dhe dorezat nuk kanë mjaftuar për të hequr frikën. Gazetari Arsen Rusta, raporton se para seancës së radhës në Kuvend më 14 maj, ...